“Qeveria shkeli ligjin për Ballukun”/ Shehaj thirrje deputetëve të PD: Ka ardhur momenti ta shkelni edhe ju ligjin në interes të qytetarëve

“Qeveria shkeli ligjin për Ballukun”/ Shehaj thirrje deputetëve të PD: Ka ardhur momenti ta shkelni edhe ju ligjin në interes të qytetarëve

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të shkelin ligjin dhe të bëjnë publike dosjen prej 16 mijë faqesh me prova dhe fakte mbi bazën e të cilave SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres. Sipas Shehajt, deputetët e PD duhet të shkelin ligjin në interes të qytetarëve, pasi thotë se qeveria e shkeli ligjin duke mos lejuar arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. “Ka ardhur momenti që deputetët e opozitës të shkelin ligjin. Duhet të bëjnë publike dosjen me 16 mijë faqe me fakte dhe prova që tregojnë që Belinda Balluku është e korruptuar dhe duhet të arrestohet. Pesë anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë të paktën dy javë që e kanë...