Qeveria nuk rrëzohet, opozita nuk reformohet

Qeveria nuk rrëzohet, opozita nuk reformohet

Ka një qetësi të çuditshme në politikën shqiptare. Një qetësi që nuk vjen nga stabiliteti, por nga mpirja. Ministrat akuzohen për korrupsion, dosjet zvarriten, drejtësia përplaset me pushtetin dhe kryeministri vazhdon propagandën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Është ajo që analisti Ben Andoni e përkufizon si “qetësia para stuhisë”, një gjendje ku gjithçka duket se lëviz, por asgjë nuk ndryshon. Në një intervistë Andoni thotë, ndër të tjera, se përballë akuzave të rënda për korrupsion, mazhoranca zgjedh strategjinë e vjetër të mbijetesës: zhurmë, propagandë dhe konsum ditor lajmesh, derisa skandali i radhës ta zëvendësojë të mëparshmin. Analisti flet për një situatë ku të gjitha palët duken të interesuara të ruajnë status quo-në. Bashkëpunimi i heshtur Rama–Berisha është tashmë gjithnjë e më i dukshëm, një...