Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier me leje 49-vjeçare

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier me leje 49-vjeçare

Pamje e një centrali fotovoltaik TIRANË- Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërtimin e parkut fotovoltaik në Fier. Sipas vendimit, parku do të ndërtohet në zonën Sheq-Marinas të Bashkisë Fier nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. Leja e përdorimit është dhënë për një periudhë 49-vjeçare, teksa bëhet e ditur se centrali në fjalë nuk është objekt koncesionar. Në vendim theksohet se kompania përgjegjëse “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. detyrohet t'i japë shtetit shqiptar 2% ose vlerën e barazvlefshme në lekë, të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike. Vendimi “MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI,  ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe...