Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën
Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu bëjnë me dije se nesër do të zhvillohet seanca plenare e posaçme për ratifikim. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv