Qendra shëndetësore nr.8 jashtë funksionit, Braçe: Njësia 5 ka nevojë për ambiente! Sala: Shërbimi mjekësor…
Në një seancë pyetje-përgjigje në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, deputeti socialist Erion Braçe adresoi një problematikë të identifikuar në qendrën shëndetësore nr. 8, në rrugën “Irfan Tomini”. Shërbimi në këtë qendër është pezulluar përkohësisht. Braçe tha se marrja e shërbimit shëndetësor, është po aq i rëndësishëm sa aksesimi i tij nga pacientët dhe kërkoi të dinte kur do të rivendoset shërbimi. “Janë një numër i konsiderueshëm banorësh dhe të sëmurësh kronikë, në moshë të madhe që kanë nevojë për shërbim shëndetësor dhe duan ta kenë sa më pranë vendbanimit të tyre. Është e domosdoshme afërsia me qëllim që të kenë një akses të plotë në shërbimin shëndetësor për elementë jetikë siç janë vizitat, recetat me rimbursim dhe injeksionet për ta dhe për më të rinjtë...
Burimi:
sot.com.al