Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka komentuar për herë të parë edhe gjestin e tij gjatë ceremonisë së betimit, konkretisht puthjen me dorë ndaj deputetëve të PD-së. Sipas tij, gjesti erdhi si një përpjekje për të zbutur një situatë të tensionuar dhe se puthja është një nga format që ai përdor për të përshëndetur. “Ishte një situatë që nuk shkonte, për ta zbutur, tentova të përshëndes ata që ishin aty, puthja është një nga format që unë përshëndes, nuk është formë ironike apo cinike”, tha ai në News 24. Shabani sqaroi se ceremonia nuk u zhvillua në kushtet e kërkuara prej tij dhe se situata nuk ishte e lehtë. “Ishte një ceremoni betimi që nuk ishte ashtu për fajin tim. Kisha kërkuar të kisha të ftuar, kisha marrë familjarët e mi. Shkova...