‘Pushteti, barrë për t’u mbajtur me dinjitet’/ Qytetart gozhdojnë Ramën për korrupsionin dhe çmimet
Mbledhja e grupit parlamentar të PS nuk ka kaluar pa vëmendjen as të qytetarëve të thjeshtë, ndjekës në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama. Ka mjaftuar postimi i një video në profilin e Ramës, ku shihen momente nga mbledhja e tij me deputetët socialistë, që komentet të vërshojnë poshtë këtij postimi. Një qytetare i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të gjatë ku shkruan se pushteti shpesh shndërrohet në një strehë personale dhe egoiste, në vend që t’i shërbejë qytetarit. Sipas saj, drejtuesit shpesh harrojnë pse janë në poste drejtuese dhe kush janë ata që përfaqësojnë. “Pushteti nuk është privilegj për t’u shijuar, por barrë për t’u mbajtur me dinjitet. Nëse një drejtues nuk i shërben qytetarit, për çfarë duhet të qëndrojë në post?...
Burimi:
syri.net