“Pushtetarët lahen me shishe vere, të Ergys Agasit”/ Protesta Balliu: Vlora prej katër ditësh pa ujë…

“Pushtetarët lahen me shishe vere, të Ergys Agasit”/ Protesta Balliu: Vlora prej katër ditësh pa ujë…

Kriza e furnizimit me ujë në Vlorë ka nxitur reagime nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, denoncon mungesën e ujit prej katër ditësh dhe akuzon qeverinë për indiferencë ndaj qytetarëve. “Vlora prej katër ditësh është pa ujë, ndërkohë që pushtetarët lahen me shishe vere të Ergys Agasit”, tha Balliu, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për mungesë reagimi ndaj emergjencës. Sipas Balliut, qeveria është më e fokusuar në mbrojtjen e interesave personale sesa në nevojat e qytetarëve, dhe Shqipëria ka nevojë për një qeveri që merret me hallet e qytetarëve.