“Punonjësit e administratës po kërcënohen të ndryshojnë dëshmitë për Ballukun”, Berisha: Rama po i bën presion Kushtetueses

“Punonjësit e administratës po kërcënohen të ndryshojnë dëshmitë për Ballukun”, Berisha: Rama po i bën presion Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se punonjësit e administratës që kanë dëshmuar në SPAK për çështjen e zv.kryeministres Balluku po kërcënohen të ndryshojnë dëshminë. Deklaratën ai e bëri gjatë një konferencë për shtyp, ku i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Rama, për të cilin tha se po bën grusht shteti. “Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen. Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri”, tha lideri i demokratëve. Ai bëri thirrje sërish...