Punimet e ‘Salillarit’ për Korridorin 8 përmbytin banesën në Bradashesh, familja Meta: Askush nuk mban përgjegjësi

Punimet e ‘Salillarit’ për Korridorin 8 përmbytin banesën në Bradashesh, familja Meta: Askush nuk mban përgjegjësi

Punimet për Korridori 8 vijojnë të krijojnë probleme në zonat e banuara ku kalon ky aks. Gjatë fundjavës, në zonën e Bradashesh, si pasojë e punimeve të firmës Salillari dhe reshjeve të ditëve të fundit, banesa e familjes Meta u rrethua nga uji në një sipërfaqe prej rreth 500 metrash katrorë, e cila u mbulua nga skorjet e argjinaturës së dëmtuar. Kryefamiljari shprehet se momentet e para ishin të tmerrshme dhe se, ndonëse ka një jetë të tërë që banon në zonë, kjo është hera e dytë që përroi i Kushes del nga shtrati që prej nisjes së punimeve, pasi në shtratin e tij janë vendosur gjashtë këmbë ure. Sipas tij, rrjedha e furishme e ujit mori me vete 20 koshere bletësh dhe rreth 80...