Pse Shqipëria ka nevojë për një strategji kombëtare, për frenimin e largimit të të rinjve dhe rikthimin e diasporës së kualifikuar

Pse Shqipëria ka nevojë për një strategji kombëtare, për frenimin e largimit të të rinjve dhe rikthimin e diasporës së kualifikuar

Nga Shkëlzen Hasanaj Një strategji kombëtare për të frenuar largimin e të rinjve shqiptarë dhe për të nxitur rikthimin e akademikëve dhe specialistëve të diasporës nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strukturore për qëndrueshmërinë demografike, ekonomike dhe institucionale të vendit. Nga këndvështrimi sociologjik, Shqipëria nuk po përjeton vetëm migracion, por një hemorragji selektive të kapitalit njerëzor. Nuk largohen vetëm të rinj në kërkim pune, por mjekë, inxhinierë, studiues, pedagogë dhe profesionistë të kualifikuar. Kjo sjell një dyfishim të pabarazisë: dobësim të kapaciteteve të brendshme dhe forcim të sistemeve të vendeve pritëse. Në planin demografik, emigrimi i të rinjve përshpejton plakjen e popullsisë, ul lindshmërinë dhe redukton forcën e punës së kualifikuar. Siç kemi vërejtur në studimet mbi Ballkanin Perëndimor, krijohet gradualisht një...