Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?”/ Rama me Emergjencat Civile: Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Kreu i ekzekutivit tha se kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin e më gjerë. ‘Shiu nuk ndalet me shpifje’- tha Rama duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ‘por duke qëndruar pranë qytetarëve’ . “E di që fjala durim mund t’i tingëllojë shumëkujt edhe si cingërisje e tepërt veshësh, por durimi është i domosdoshëm në kushtet kur më tepër çka po përjetojmë, nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta si ato që s’kanë lidhje fare me arsyen pse...