Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?”/ Rama me Emergjencat Civile: Shiu nuk ndalet me shpifje dhe fajtorë imagjinarë
Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. “Durimi është i domosdoshëm. Reagimet ushqejmë nervozizëm, në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Nuk kanë nevojë për shpifje dhe teori, por mbështetje dhe bashkim forcash. Kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por nga Italia në Greqi, Mali i Zi e Kosovë, e deri në Turqi. I njëjti i ftohtë, I njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë e nxehtë, por edhe mot më ekstrem. Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre e më shumë përmbytje, është klima ku jetojmë....