Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në Klan News të moderatorit Besard Jaçaj, foli për shumë çështje politike aktuale dhe për atë që po ndodh në selinë blu. I pyetur se përse nuk ka asnjë ambasador që të shkojë e të bëjë vizitë në selinë blu, Boçi u shpreh se ato nuk vizitojnë seli partish. Boçi deklaroi se Partia Demokratike ka raporte me përfaqësues të lartë politikë në Europë dhe në botë e nuk ka asnjë problem në këtë aspekt. “Kjo është një zgjedhje e ambasadorëve, se unë nuk shoh që ambasadorët të shkojnë në selinë e PS-së. Zgjedhja e tyre është që ata kanë komunikime zyrtare me zyrat e shtetit. Duket sikur ata favorizojnë mazhorancën. Në fakt kanë marrëdhënie me shtetin shqiptar....
Burimi:
javanews.al