Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht garën për kreun e partisë. Kandidati i vetëm deri më tani, është Sali Berisha. Dhe duket se deri në fund, s’do të ketë kandidat tjetër (nja dy emra që përmenden nëpër mediat e majta si kandidatë, nuk janë pjesë e PD tashmë dhe kështu që janë automatikisht të përjashtuar). Në një kohë që në PD flasin përditë për diktaturë nga Edi Rama, janë duke vepruar po njësoj si ai. Dhe kjo, nga frika që kanë nëse ndokush del e kandidon përballë Sali Berishës, që do të ishte gjëja më normale në botë, sidomos për ata që aspirojnë të shpallin PD fituese dhe të largojnë të “keqen më të madhe” të këtij vendi, Edi Rama, nga drejtimi i Shqipërisë. Sali Berisha...