“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i SHISH, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se muxhahedinët ishin në “situatë zhdukjeje” kur Shqipërisë iu kërkua që t’i strehonte. Ai shtoi se vetë ai ishte skeptik, pasi për vendin tonë “përbënin një problem sigurie, të paktën potencialisht”. Gjithashtu ai kujtoi në Off The Record raportin për ish kryeministrin e vendit Sali Berisha nga Shërbimi Informativ Shtetëror. “Në aspektin njerëzor, muxhahedinët ishin vërtetë në situatë shumë të rëndë. Ishin në situatë zhdukjeje në atë kohë. Kështu që, na u kërkua nga aleatët që t’i strehonim për arsye humanitare. Në fillim bëhej fjalë për një numër të vogël, pasi thuhej se do shkonin në Perëndim dhe Amerikë. Të them të drejtën,...