“Pse e dekorove Çyrben?!”/ Klosi flet për herë të parë për çertifikatën e mirënjohjes që i dorëzoi ish-deputetit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për herë të parë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dekoratën që i dorëzoi Jurgis Çyrbes, një personazh konstrovers që u lirua pak kohë më parë nga burgu. Klosi deklaroi se ka një vendim për ti dhënë çertifikata mirënjohje të zgjedhurve të PS ndër vite dhe se nuk mund të “retushonin fotografitë”. Biseda në studio: Ylli Rakipi: I dhatë çertifikatë Jurgis Çyrbes. Pse vallë e dhatë këtë dekoratë? Blendi Klosi: PS me rastin e 25 vjetorit të saj, po bëjmë proces vlerësimi të atyre që kanë marrë një mandat përfaqësimi nga PS. Kemi vlerësuar themeluesin, ata që krijuan PS në 91-92, me medalje të artë, anëtarët e komitetit të përgjithshëm drejtues, deputetët e 92, kryetarët...
Burimi:
javanews.al