PS vendos sot për zv.kryeministren! Parlamenti Europian: Hetimet ndaj Ballukut mos cënohen, Kuvendi të ‘flasë’ për imunitetin
pamje nga Komisioni i PE BRUKSEL-Teksa grupit i Partisë Soacialiste është mbledhur për të vendosur fatin e zv.kryeministres Belinda Balluku, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po diskutohet draft raporti për Shqipërinë. Eurodeputeti Andrey Kovatchev, përmendi "çështjen Balluku" duke thënë se hetimet nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacenuara dhe se kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të marrë një përgjigje pa vonesë nga Kuvendi, ndërsa kritika pati dhe për nismën ligjore të mazhorancën për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. "Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efeciente, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i...
Burimi:
zeri.ai