“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi. Në sondazhin e ABC News, 63.2% e të anketuarve u përgjigjën se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, sondazhisti Eduard Zaloshnja tha se vendimi i Gjykatës së Strasburgut ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin e gjerë publik. Ai theksoi se shumica dërrmuese e popullsisë së rritur janë të mendimit se “ose drejtësia e re nuk ka vullnet për ta zbardhur këtë çështje ose është e paaftë”. “Bëmë një sondazh për një ngjarje me rëndësi politike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që para zyrës së Kryeministrisë të vriten katër qytetarë. Linkun e sondazhit...