PS shkurton debatin parlamentar, zbardhet drafti për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të ndryshimeve, PS ka bërë publik draftin e ri për në Rregulloren e Kuvendit, duke propozuar ndërhyrje në funksionimin e seancave plenare dhe strukturën parlamentare.Një nga pikat kryesore të draftit është reduktimi i kohës së fjalës së deputetëve nga 10 në 5 minuta gjatë diskutimeve në seancë plenare.Drafti konfirmon gjithashtu se 11 komisionet e përhershme parlamentare mbeten në fuqi, por me riorganizim të fushave të përgjegjësisë.Mes tyre parashikohet forcimi i rolit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i cili do të merret me peticionet, kontrollin post-legjislativ dhe monitorimin e zbatimit të vendimeve të Kuvendit.Gjithashtu projektligjet që synojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.Komisionet Sipas këtij drafti Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të...
Burimi:
sot.com.al