PS “rrëzon” SPAK për Ballukun, Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE!
Partia Socialiste do të rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Ulsi Manja paraqiti raportin e mazhorancës për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke shpjeguar se nuk ka asnjë aryse për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku. Ndërkohë në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj SPAK, duke u pozicionuar në mbrojtje të deputetes Balluku. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat akuzoi kryeministrin Rama se me këtë vendim po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Berisha: Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike të Edi Ramës për Lubi Ballukun, në fakt elegjinë e tij për veten e tij...
Burimi:
vizionplus.tv