PS rrëzoi me 82 vota kërkesën e SPAK! Cilët janë 4 deputetët që muguan në votim dhe kush “i erdhi në ndihmë”
votimi ne kuvend TIRANË- Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku u rrëzua sot nga Kuvendi i Shqipërisë me 82 vota kundër, ndërsa 47 deputetë të opozitës e mbështetën kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse Partia Socialiste numëron 83 mandate në Kuvend, katër deputetë të saj nuk morën pjesë në votim. Vetë Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në seancë. Por, ajo nuk ishte mungesa e vetme. Gjithashtu në seancë nuk ishte e pranishme as deputetja Elisa Spiropali, e cila nuk ka dhënë një sqarim publik për mungesën e saj. Ndërkohë, deputeti Fatmir Xhafaj bëri të ditur se ndodhet jashtë vendit, ndërsa deputeti dhe ministri Blendi Gonxhja mungoi pasi ndodhet në Francë. Kundër kërkesës së SPAK votuan gjithashtu edhe deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD)....
Burimi:
zeri.ai