PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes, Rama: Balluku një çështje e mbyllur, Kuvendi i dha fund debatit!

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes, Rama: Balluku një çështje e mbyllur, Kuvendi i dha fund debatit!

edi rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar një nga çështjet më të nxehta politike të ditëve të fundit, atë të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku. Në podcastin “Flasim”, kreu i qeverisë u ndal te vendimi i Kuvendi për të mos pranuar kërkesën për heqjen e imunitetit të saj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes. Sipas Ramës, Kuvendi “i dha fund një diskutimi, debati, polemike dhe përplasjeje të gjatë” lidhur me kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti.  Rama e cilësoi çështjen tashmë të mbyllur, duke theksuar se deputeti është i barabartë përpara ligjit si çdo shtetas tjetër. Megjithatë, ai nënvizoi se liria e një deputeti, ashtu si edhe ajo e çdo qytetari, nuk mund të kufizohet thjesht “me teorinë që...