PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ “Çështje e mbyllur”, Rama: Njerëzit nuk mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit
Kryeministri Edi Ram komentoi sërish rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se është një çështje e mbyllur. Ai tha se njerëzit nuk mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksoi se SPAK mund të vazhdojë hetimet në gjendje të lirë, teksa solli faktin që në Shqipëri ka numër të lartë të njerëzve të paraburgosur. “Mosdhënia e autorizimit për arrest nuk e pengon prokurorinë të vijojë hetimin apo të kërkojë masa tjera. Pra, hetimi vazhdon dhe drejtësia nuk pengohet”, theksoi Rama. “Kuvendi i Shqipërisë i dha fund një diskutimi, debati, polemike, përplasjeje të gjatë lidhur me kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Dhe çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje,...
Burimi:
top-channel.tv