PS ‘mburojë’ politike për Ballukun, Kaso: Izolimi i Juglindjes, i paprecedent! Ministrja ka hallin e prangave…

PS ‘mburojë’ politike për Ballukun, Kaso: Izolimi i Juglindjes, i paprecedent! Ministrja ka hallin e prangave…

Ivi Kaso tha se PD është e qartë në qëndrimin e saj dhe mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut duke nënvizuar se për herë të parë është ngritur në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve por edhe të partnerëve ndërkombëtarë. “E kemi thënë që në fillim që PD mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK që për herë të parë ngrihet në lartësinë e pritshmërisë që kanë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare që të arrijë të godasë vërtet persona që kanë pushtet. Në këtë rast kemi zv. kryeministren. Duke nisur nga lloji i kërkesës së SPAK, në total janë 9 procedura dhe për një vlerë kompleksive që dyshohet për shpërdorim të fondeve deri në 1.2 mld euro , vlerë e pabesueshme për mënyrën e abuzimit nëse...