PS mbledh sot Kryesinë e partisë

PS mbledh sot Kryesinë e partisë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë në selinë e PS. Takimi do të zhvillohet në orën 09:00. Në takim pritet që të diskutohet edhe kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.  Kjo mbledhje vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në Qeveri. Me ndryshimet në Qeveri pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi edhe Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës.