PS kundër SPAK për Ballukun, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit

PS kundër SPAK për Ballukun, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit

Pas vendimit të Partisë Socialiste, e cila rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për Belinda Ballukun ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar demokrat. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon kryeministrin Rama se është peng i Ballukut dhe korrupsionit. “Më në fund del hapur: I korruptuari mbron të korruptuarit! Më në fund, zyrtarisht peng! Vendimi i “Gjykatës Supreme të Republikës – PS” për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut konfirmon atë që kemi thënë që në ditën e parë: Edi Rama është peng i Belinda Ballukut. I kapur në kurthin e korrupsionit që ka ndërtuar vetë, Edi Rama nuk është një kryeministër i lirë për të marrë vendime në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Përndryshe, nuk do të ishte...