PS kërkon votimin e ministrave të rinj,Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

PS kërkon votimin e ministrave të rinj,Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Sapo kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren “Në frymën e Kushtetutës se shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, ti falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030!”, tha Balla.