PS gati draftin për ligjin për referendumet: Në konsultim! Balla: Opozita e mirëpritur, por s’mund të marrë peng…
“Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”. Partia Socialiste nuk ka humbur kohë pas deklaratës së Ramës dhe tashmë e ka gati një draft për ligjin për referendumet. Megjithatë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se nuk do ta dorëzojë në Kuvend draftin, pa një proces të gjatë konsultimi publik. “Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ”, tha Balla. Balla prezantoi dje gjatë një konference për mediat pikat kryesore të draftit të përgatitur nga socialistët, duke u vënë theksin te referendumi konsultativ, të...
Burimi:
sot.com.al