“PS duhet të bëjë proces…”/ U vetëofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe: S’ka lidhje me ambiciet personale

“PS duhet të bëjë proces…”/ U vetëofrua si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Braçe: S’ka lidhje me ambiciet personale

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thotë se vetëofrimi për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nuk është ambicie personale. Deputeti thotë se tani është koha e duhur që përzgjedhja e kandidatit për Tiranën të bëhet sipas një procesi që e parashikon statuti i partisë. Në këto rrethana, Braçe thotë se zgjedhja e Ogerta Manastirliut në shtatorin e kaluar ishte një emergjencë, ndërsa sot jo. “S’ka lidhje me ambicie. Janë gjëra që kur thuhen brenda shtëpisë mbeten brenda shtëpisë. Me gjithë respektin për shoqen time, unë mendoj që PS duhet të bëjë një proces si për çdo bashki tjetër. Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që...