PS drejt refuzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun, reagon Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër
Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit për Belinda Ballukun. Sipas Berishës, kjo ndodh me urdhër nga Edi Rama sepse “është vetë i implikuar”. Për Berishën, Edi Ramën mund ta heqë vetëm populli nga posti i kryeministrit. “Dënoj qëndrimin e tij ndaj vasalëve të tij që të mos votojnë kërkesën e Prokurorisë ndaj Ballukut. Ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Sajmir Tahirit se ndante me të trofetë e drogës dhe trafiqeve. Nuk hoqi imunitetin e Xhaçkës sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë m2. A mund të imagjinoni ju: kryetari i Bashkisë së Himarës...
Burimi:
top-channel.tv