PS drejt refuzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut: Pezullimi, i mjaftueshëm. Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

PS drejt refuzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut: Pezullimi, i mjaftueshëm. Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve

Partia Socialiste po shkon drejt refuzimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të marrë autorizimin në Kuvend për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Megjithëse kanë deklaruar, se raportin e tyre do ta paraqesin në seancë, të majtët kanë deklaruar se pezullimi nga detyra që Gjykata e Posaçme i ka bërë zv.kryeministres, është një masë e mjaftueshme. PD doli me një raport drejtuar Kuvendit ku kërkon që në seancë plenare të votohet pro heqjes së imunitetit të zv. kryeministres, ndërsa PS nga ana tjetër tha se mjafton masa që ka për hetimin dhe se raporti i tyre do të hartohet pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. SPAK u përfaqësua në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe...