PS dhe PD dakordësohen për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, 3 ditë pas protestës së opozitës me molotovë e fishekzjarrë. Gjatë mbledhjes së sotme bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave. Bashkëkryetarët thanë se dëgjesat do të nisin në 3 prill. Gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.
Burimi:
opinion.al