PS depoziton projekt rezolutën në Kuvend: Dënojmë sulmet kibernetike të Iranit ndaj nesh

PS depoziton projekt rezolutën në Kuvend: Dënojmë sulmet kibernetike të Iranit ndaj nesh

Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend një projekt rezolute që kërkon të shpallet Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe të dënojë veprimet e saj destabilizuese në rajone të ndryshme të botës dhe sulmet kibernetike ndaj vendit tonë. Në dokumentin e depozituar, theksohet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ndërkohë, në dokument theksohet edhe sulmit kibernetik ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore si dhe tentativën më 10 mars, për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit. “Dënon me termat më të ashpër veprimet e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit që mbështesin, mundësojnë ose kryejnë akte...