PS bën ligj për referendumet/ Socialistët vijojnë konsultimet, fokusi tek ‘vendimmarrja direkte e qytetarëve’

PS bën ligj për referendumet/ Socialistët vijojnë konsultimet, fokusi tek ‘vendimmarrja direkte e qytetarëve’

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama, nga asambleja socialiste hodhi idenë e referendumit për uljen e numrit të deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, Partia Socialiste e ka gati projektligjin për referendumet. Kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla tregoi hapat që do të ndërmerren për miratimin e projektligjit e referendumeve, duke nisur nga dëgjesa publike me qytetarët dhe ekspertët. “Referendume kushtetuese, të përgjithshëm, vendor, për ndryshime kushtetuese, me propozim të 1/5 anëtarëve të Kuvendit”, u shpreh Balla. Nuk mungoi edhe ftesa për opozitën. “Opozita e mirëpritur, por nuk mund të jetë peng i jetës të kuvendit”, u shpreh Balla. Sipas Taulant Ballës ambicia është miratimi ligjit të referendumeve gjatë këtij sesioni parlamentar ose në atë vjeshtës 2026. Si bashkë-firmëtar me Edi Ramën dhe Ulsi Manjën...