PS bëhet mburojë e korrupsionit/ Rama prezanton nismën për të mbrojtur veten nga pezullimi
Partia Socialiste vendosi edhe zyrtarisht të bëhet mburojë e korrupsionit. Edi Rama prezantoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS një nismë që e mbron atë nga pezullimi në rast të hetimeve dhe kërkesave për masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme. Nisma erdhi pas nevojës për të mbrojtur Belinda Ballukun, por duket qartësisht se qëllimi i saj është mbrojtja e Ramës. Ndërkohë, Ulsi Manja deklaroi se mbrohen nga pezullimi disa zyrtarë, por ata janë thjesht një garniturë për të mbrojtur vetë Ramën. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, Manja tha se aktualisht nga kjo dispozitë përjashtohen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët. Sipas Manjës, nisma e re propozon zgjerimin e këtij rrethi, duke shtuar edhe shtatë funksionarë të tjerë të lartë, Presidentin...
Burimi:
syri.net