“Provat po injorohen”, Kalaja ngre akuza të forta ndaj gjyqtares: Ergys Agasi ka ndikuar në vetingun e Irena Gjokës

“Provat po injorohen”, Kalaja ngre akuza të forta ndaj gjyqtares: Ergys Agasi ka ndikuar në vetingun e Irena Gjokës

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares Irena Gjoka Maneku Shpata, pavarësisht provave që lidhen me një dënim dhe dëbim të saj në Greqi, si dhe mosdeklarim të këtyre të dhënave në formularët zyrtarë. E ftuar në një emision televziiv, avokatja Adriana Kalaja ngriti akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të tij. Ajo deklaroi se çështja është ndjekur dhe më pas “amnistuar” nga kreu i SPAK, Altin Dumani, duke u shprehur për një marrëveshje mes tij dhe gjyqtares Irena Gjoka. Kalaja solli si argument një vendim të një gjykate në Athinë të vitit 2004, ku sipas saj rezulton se vetë gjyqtarja ka qenë në dijeni të procedimeve ndaj saj. Ajo shpjegoi...