“Provat e 21 Janarit janë në duart e drejtësisë”, Braho trondit: Ora e Berishës ka mbaruar, brenda 3 muajve do..
Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi të mërkurën se çështja e 21 Janarit është drejt mbylljes dhe se ish-kryeministri Sali Berisha do të përfundojë në burg shumë shpejt. Deklaratat Braho i bëri në një emision televiziv, ku u diskutua për drejtësinë dhe zhvillimet politike të pritshme të 2026ës. “Berisha është i ngarkuar. Shpresoj që brenda tremujorit të parë të 2026, çështja e Berishës të zgjidhet dhe parashikoj që Berisha do të shkojë në burg për 21 Janarin. Kjo çështje përthith çdo çështje tjetër. I del dhe i tepron 21 Janari Berishës”, u shpreh Braho. Duke komentuar dëshmitë që ka mbledhur SPAK në hetimin për 21 janarin, Braho veçoi dëshminë e ish-presidentit Bamir Topi, duke e cilësuar atë si thelbësore për hetimin. “Dëshmia e Topit është konkrete dhe...
Burimi:
sot.com.al