Protestë kundër qeverisë Rama, opozita rikthehet në shesh

Protestë kundër qeverisë Rama, opozita rikthehet në shesh

Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protesta do të mbahet në orën 18:00 ku protestuesit do të nisin të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Policia ka marrë masat dpër mbarëvajtjen e tubimin. Kujtojmë se protesta e 10 shkurtit zgjati 3 orë,  duke u zhvendosur nga Kryeministria te Kuvendi. Gjatë kësaj kohe, pati përplasje të shumta me policinë, hedhje lëndësh piroteknike, molotovë, gurë dhe përleshje fizike me forcat e rendit, ku kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta. Gjatë fjalës së tij përmbyllëse nga selia blu, kreu demokrat Sali Berisha tha se qytetarët e zotëruan qytetin me vendosmërinë e tyre duke e cilësuar si një kryengritje paqësore, ndërsa hodhi...