‘Protestat nuk do të ndalen’/ Himçi: Qeveria dhe krimi i organizuar po sundojnë së bashku, ky është realiteti sot
Deputeti i PD, Blendi Himçi i ftuar ditën e sotme në një lidhje live për Syri Televizon ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe do të shtrihen edhe brenda sallës së Kuvendit, me synim bllokimin e seancave plenare. Ky qëndrim, sipas Himçit, do të mbahet derisa ministrja Belinda Balluku të përballet me drejtësinë. Deputeti i i opozitës denoncoi atë që e quajti një "skenar të parapërgatitur" nga policia për të intimiduar qytetarët dhe për të shuar zërin e protestës. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dëshiron një "opozitë fasadë" që i bindet urdhrave të tij, duke akuzuar edhe disa analistë se paguhen nga qeveria për të përhapur idenë se "të gjithë janë bashkë". Kjo ide u hodh poshtë,...
Burimi:
syri.net