Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon, vajza e vogël takon të ëmën pasi del nga Komisariati

Protestat në Rrjoll, Kapri publikon videon, vajza e vogël takon të ëmën pasi del nga Komisariati

Deputeti i ‘Partia Mundësia’, Erald Kapri, ka ndarë një video nga Komisariati i Policisë në Shkodër, ku shihet një vajzë e mitur duke pritur të takojë të ëmën e saj, e cila ishte shoqëruar nga Policia pas një proteste në zonën e Rrjollit. Gruaja ishte mes banorëve që prej rreth 20 ditësh po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara. Në video shfaqet momenti kur nëna del nga komisariati dhe takon vajzën e saj. Kapri, përmes reagimit të tij, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime lidhur me veprimet e policisë gjatë shoqërimeve të protestuesve. Prej javësh, banorët e zonës janë përfshirë në protesta të përditshme kundër projektit të ndërtimit...