Protestat në Iran/ Tafani: Të thuash që është demokraci, është halucinante! Ndërhyrja ushtarake një rrezik edhe për rajonin
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Kafe Shqeto" në Syri TV, analisti Endri Tafani e cilësoi ndërhyrjen ushtarake në Iran si një mundësi me pasoja katastrofike për rajonin. Tafani theksoi kompleksitetin e situatës në Iran dhe rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm, duke argumentuar se, përkundër përballjes së regjimit me protesta dhe sfida të brendshme, një veprim i tillë mund të shpërthente një luftë civile dhe të shkatërronte më tej ekuilibrin delikat të rajonit. Gjithashtu ai tha se, ndërkohë që politika e jashtme agresive e Iranit ka krijuar tensione në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërhyrja ushtarake mund të çonte në një shpërthim të mëtejshëm të konflikteve, duke sjellë pasoja të paparashikueshme për të gjitha shtetet fqinje. Për të shmangur këto rreziqe, Tafani u shoreh se...
Burimi:
syri.net