‘Protestat, momentum historik e vendimtar për iranianët’, Hoxhaj: Mund të ketë një rikonfigurim politik!
Protestat që kanë përfshirë Iranin konsiderohen si kryengritja më e madhe politike e 20 viteve të fundit. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehet se këto zhvillime mund të sjellin një ndryshim rrënjësor politik në vend, mbështetur fuqishëm nga një diasporë iraniane më e organizuar se kurrë për të mbështetur ndryshimin. Ky momentum vjen në një kohë, sipas ish diplomatit, kur ndikimi i Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme ka pësuar një rënie dhe humbje të ndjeshme. Nëse populli iranian arrin të marrë kontrollin e institucioneve, ndryshimi politik mund të përmbyllet me sukses, duke shënuar një epokë të re jo vetëm për vendin, por thekson Hoxhaj, edhe duke krijuar një rikonfigurim të ri...
Burimi:
syri.net