Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Analisti politik Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog”, ka komentuar protestat e shpeshta të opozitës dhe Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si një “matje temperature” për reagimin e shoqërisë. Për analistin Preç Zogaj, mënyra se si po i organizon PD-ja këto protesta nuk të çon askund, madje është paradoks që një parti politike që synon të vijë në pushtet përdor metoda të dhunshme. “Zhvillimi i këtyre protestave të shpeshta nga opozita dhe PD është si një matje temperature për reagimin e shoqërisë,” tha Zogaj. Ai u ndal veçanërisht tek përdorimi i dhunës në protesta, duke theksuar se kjo metodë nuk e ndihmon opozitën në synimin e saj për të ardhur në pushtet. “Unë mendoj se protestat me molotov, të një partie kryesore të...