“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian: Shumica të afrojë opozitën në dialog, duhet stabilitet

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Parlamenti Europian: Shumica të afrojë opozitën në dialog, duhet stabilitet

Parlamenti Europian ka dhënë një mesazh të qartë të Tiranë sa I përket sjelljes së maxhorancës dhe opozitës. Kreu i komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister tha në një konferencë për shtyp se shumica duhet të përfshijë opozitën në dialog politik dhe kjo e fundit të heqë dorë nga protestat e dhunshme. “Integrimi në BE është një proces që mbështetet në merita. Ne e vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet në Shqipëri, por jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik. Duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik në vend. Nga njëra anë, shumica duhet të ofrojë dhe të angazhojë në dialog opozitën dhe opozita duhet të përfshihet më shumë në këtë dialog. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një...