“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë
Plot 305 amendamente janë kërkuar nga një grup deputetësh të Parlamentit Europian, lidhur me projekt-raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, pasi ata e shohin me shqetësim klimën e polarizuar në Parlamentin e vendit tonë. Nga këto, 26 amendamente janë dorëzuar nga Partia Popullore Europiane. Kështu, mes shumë amendamentesh, bien në sy ato që lidhen me klimën në Parlament si dhe Reformën në Drejtësi, për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku apo me protestat e opozitës. “Shpreh shqetësim për polarizimin politik të vazhdueshëm dhe diskursin konfrontues politik, që minojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin e publikut dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; rikujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”, është shprehur raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder dhe 5 eurodeputetë të tjerë Adnan Dibrani, Tonino...
Burimi:
javanews.al