Protesta te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

Protesta te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia e akuzon Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Mbrëmjen e së premtes, Lapaj paralajmëroi rikthimin e çadrave para Kryeministrisë, ku bashkë me aktivistët e tij vendosën një të tillë. Por nuk vonoi dhe dhjetëra efektivë policie shkuan atje, morën çadrën, karriget dhe pankartat që mbanin aktivistët e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Aksioni i Policisë u shoqërua edhe me përplasje mes efektivëve dhe aktivistëve. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku...