PROTESTA, REAGON AMBASADA GJERMANE

PROTESTA, REAGON AMBASADA GJERMANE

Pas zëvendësimit të flamujve amerikanë me ato gjermanë, duke marrë shkas dhe nga vërejtjet që i janë bërë qeverisë shqiptare për procesin e negociatave pas vendimit për Ballukun, Ambasada Gjermane ka reaguar ashpër duke dënuar protestën e dhunshme të organizuar dje nga Partia Demokratike. “Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagimin e Ambasadës.