‘Protesta nuk mund të jetë etike’, Alizoti: Ky nuk është më shtet, por një grup piratësh pa rregulla

‘Protesta nuk mund të jetë etike’, Alizoti: Ky nuk është më shtet, por një grup piratësh pa rregulla

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti i ftuar në një emision televiziv ka folur për protestën e 24 janarit. Alizoti tha se dhe nëpër botë, qeveritë nuk bien me një protestë. Demokrati tha si ai personalisht e sheh protestën si një zemërim, pasi protestat nuk mund të jenë artisitike apo etike. Alizoti deklaroi se ky nuk është shtet, por është kthyer në një grup piratësh pa rregulla. “Njerëzit shfaqen nëpër sheshe dhe protestojnë. Unë, pra kjo është qasja ime mbi protestën, unë do të doja një protestë më natyrale. Ç’do të thotë? Sepse protesta në brendësinë e saj është zemërim. Njeriu i zemëruar i bën dëm dhe shtëpisë së vet. Shiko, qeveritë nëse marrim gjithë protestat nëpër Europë dhe nëpër botë, nuk bien me një...