“Protesta nuk është vetëm zemërimi i PD-së”, Basir Çollaku: Qeveria në luftë të hapur ndaj drejtësisë

“Protesta nuk është vetëm zemërimi i PD-së”, Basir Çollaku: Qeveria në luftë të hapur ndaj drejtësisë

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se protestat nuk janë thjesht një reagim i Partisë Demokratike, por pasqyrojnë edhe zemërimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve shqiptarë. “Protesta nuk është vetëm zemërimi i PD-së. Ka qytetarë të zemëruar që duan që gjërat të ndodhin më shpejt. Çdo protestë në Shqipëri është organizuar nga partitë politike, sepse nuk kemi sindikata aktive si në vende të tjera, si Greqia, për shembull. Shoqëria civile dhe sindikatat këtu nuk ekzistojnë”, tha Çollaku. Sipas tij, shoqëria shqiptare duhet të ketë një rol opozitar më aktiv, duke kontribuar në kontrollin e qeverisë dhe përballjen me problemet, dhe jo vetëm një parti politike që të mbajë monopol mbi protestat. Ai shtoi se...